Usain Bolti refuzon ofertën e Vallettas

18 tetor 2018 | 14:58

Usain Bolt e ka hedhur poshtë ofertën e Valletta FC-së për kontratë dyvjeçare, pasi ka vendosur se nuk dëshiron të luajë në kampionatin e Maltës.

Bolt mbetet në Australi, ku ende është në testim te klubi Central Coast Mariners në Ligën A të Australisë, por në fillim të kësaj jave mori ofertë nga Valletta FC. Ish-kampioni olimpik në vrapim nga Xhamajka debutoi në fundjavë për Valletan duke i realizuar dy gola dhe fitoi vëmendjen e botës. Por, agjenti i Boltit konfirmoi sot se ai ka zgjedhur të mos e pranojë ofertën.

“Ka interesim të madh që Bolti të luajë futboll”, ka thënë Ricky Simms për ESPN. “Ne vazhdimisht marrim oferta të tilla. Mund të konfirmoj se Usaini nuk dëshiron ta na shfrytëzojë këtë mundësi për të luajtur në Maltë”, njoftoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lapidari i Dëshmorit të Kombit, Haki D. Morina do të…