Ushtarakët rezervë të Kosovës dhe Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

28 tetor 2021 | 13:29

Shoqata e Ushtarakëve Rezervë të Republikës së Kosovës kanë nënshkruar  marrëveshjen e parë të bashkëpunimit me Shoqatën Kombëtare të Ushtarakëve Rezervë të Shqipërisë.

Dy palët janë dakorduar që të thellojnë më tej bashkëpunimin në mes tyre, me qëllim të ngritjes së gatishmërisë dhe kapaciteteve të forcave rezervë, si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me synimin final anëtarësimin e Shoqatës së Ushtarakëve Rezervë të Kosovës në Konfederatën Ndëraleate të Oficerëve Rezervë (CIOR), me seli në Bruksel.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidenti i Shoqatës së Ushtarakëve Rezervë të Kosovës, nënkolonel Prindon Sadriu ka falënderuar presidentin e Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve Rezervë të Shqipërisë, kolonel Thoma Konduri, për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për kontributin e dhënë për krijimin e urave të komunikimit me CIOR.

Gjithashtu, gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, delegacioni i Shoqatës së Ushtarakëve Rezervë të Kosovës zhvilloi takim të ndarë me zëvendësministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Dallëndyshe Bici.

“Në këtë takim, zëvendësministrja Bici, e njoftoi delegacionin nga Kosova për angazhimin dhe planet e Ministrisë së Mbrojtjes për rezervën e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ajo vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm dhe vëllazëror mes dy shoqatave të oficerëve rezervë si dhe ofroi mbështetjen e saj për aktivitetet e  përbashkëta dhe ato brenda CIOR-it. Krejt në fund ajo transmetoi përshëndetjet e saj për ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj”, është thënë në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci…