Ushtarët rusë që refuzuan të luftonin në Ukrainë, dënohen me dy vjet e gjysmë burg

11 maj 2023 | 08:43

Dy ushtarë rusë nga Kamchatka u dënuan me dy vjet e gjysmë burg sepse refuzuan të luftonin në Ukrainë, njoftoi të mërkurën shoqata për të drejtat e njeriut OVD-Info.

Alexander Stepanov dhe Andrey Mihailov u shpallën fajtorë sepse nuk iu bindën urdhrave për të marrë pjesë në luftimet në Ukrainë.

Vitin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin paraqiti ndryshime në kodin penal, të cilat përfshijnë një dënim me burg deri në tre vjet për shkelje të një dispozite të re të ligjit, raporton reuters.

Dënimet u dhanë në fund të muajit prill nga gjykata ushtarake e Garnizonit të 35-të në Kamchatka, por Stepanov dhe Mihailov nuk u dërguan në burg, pasi ata kanë të drejtë ankese.

Vjeshtën e kaluar, Putin urdhëroi mobilizimin e 300 mijë ushtarëve për luftën në Ukrainë. Qindra mijëra burra rusë u larguan nga vendi për të shmangur dërgimin në front.

Në shkurt, një i ri (20) nga Uralet kreu vetëvrasje në një kazermë jo shumë larg Moskës, pasi nuk pranoi të shkonte në luftë. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Regjionale për Mbeturina “Pastërtia” në Ferizaj, ka marrë vendim…