Punëtorëve të “Ndërmarrjes Pastërtia” u rriten pagat për 50 euro

11 maj 2023 | 08:42

Kompania Regjionale për Mbeturina “Pastërtia” në Ferizaj, ka marrë vendim në një mbledhje të jashtëzakonshme, që t’ua rrisë pagat me nga 50 euro punëtorëve fizikë dhe vozitësve të ndërmarrjes.

Pagat me rritje bëhet e ditur se do të ekzekutohen prej muajit maj.

“Është marrë vendim që të ngrihen pagat për 50 euro për punëtorët fizikë dhe shoferët e kompanisë. Pagat me rritje fillojnë nga muaji maj. Gjithashtu, nga muaji maj do të fillojë edhe ngritja e shujtës, vendim ky i marrë më herët, e që në total i bie që pagat e qershorit të dalin me rritje, që në shifra përkthehet rreth 70-75 euro më shumë në të ardhurat për kategoritë e lartcekura”, thuhet në e njoftimin e KRM Pastërtia.

Ky vendim vjen pas protestës së punëtorëve të cilët kërkonin rritje të pagave dhe jo vonesë të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enerhoatom, operatori i Centralit Bërthamor në Zaporizhja të Ukrainës, ka…