Ushtarët ukrainas kapin dezertorë rusë

24 tetor 2022 | 08:32

Ushtarët ukrainas që po zhvillojnë beteja të ashpra me rusët në rajonin e Khersonit, kanë arritur t’i zënë rob disa prej tyre që tentuan të ikin duke u veshur me rroba civile.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shfaqin ushtarët ukrainas që kanë zënë disa ushtarë rusë që menduan se mund të ikin nga qyteti i Khersonit të veshur me rroba civile.

Ata kishin menduar se do të mund të largohen pa u vërejtur nga ukrainasit se janë ushtarë të Putinit, por u gabuan rëndë.

Atyre u janë gjetur rrobat ushtarake që kishin tentuar t’i fshehin brenda një shtëpie private.

Në anën tjetër kundërofensiva e Kievit në Kherson, i ka detyruar edhe eprorët e lartë rusë që të urdhërojnë tërheqjen nga ky rajon.

Madje zyrtarët pro-rusë i kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre dhe “bashkëpunëtorëve” që të evakuohen diku thellë në Rusi, nga frika se mund të fillojë kundërofensiva në shkallë të gjerë në këtë rajon.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihen ushtarët rusë me rroba civile që janë zënë nga ukrainasit dhe po qëndronin të shtrirë me fytyrë në tokë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një politikan brazilian është në paraburgim pasi hodhi granata ndaj…