Ushtria amerikane bëhet me dy gjenerale motra

08 shtator 2019 | 12:37

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka shumë shembuj të gjeneralëve që mes vete janë vëllezër, por nuk ka pasur raste të gjeneraleve motra.

Gjeneral Majore Maria Barret dhe motra e saj më e re, Gjenerale Brigade Paula Lodi, u bënë gjeneralet e para motra të ushtrisë amerikane.

Për shkak se gratë nganjëherë i ndërrojnë mbiemrat pas martesës, zyrtarët e ushtrisë ishin të detyruar t’i kontrollonin të dhënat e të gjitha gjeneraleve dhe të afërmve të tyre në mënyrë që t’i krahasojë emrat dhe të gjejë nëse në ushtri ka motra me këtë gradë të lartë ushtarake.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se një gjë e tillë ishte e pamundur. “Sidoqoftë, pasi nuk ka shumë gra në ushtri që e kanë këtë gradë, është e sigurt të thuhet se këto janë motrat e para gjenerale”, tha ai.
Ushtria amerikane nuk ka pranuar gra si pjesëtare të saj deri në themelimin e Trupave të Infermierisë Ushtarake në vitin 1901.

Motrat gjenerale janë rritur në Franklin të shtetit Massachusetts. Ato kanë dallim aq të vogël në moshë, saqë kanë luajtur në të njëjtin ekip të futbollit kur ishin nxënëse në shkollë.

Përderisa Gjeneralja Lodi gjithmonë ka dashur të bëhet ushtare, gjeneralja Marrett kishte menduar të shkonte në shkollën e artit dhe ka thënë se përzgjedhja e profesionit të ushtares ka qenë pothuajse aksidentale.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teatrot e Kosovës kanë nisur sezonin e vjeshtës, duke u…