Ushtria amerikane do të rrisë numrin e trupave në Gjermani

07 shtator 2018 | 19:13

Ushtria e Shteteve të Bashkuara është duke rritur prezencën e saj në Evropë, duke shtuar 1,500 trupa shtesë në kuadër të forcave të saj në Gjermani, transmeton AP.

Ushtria ka thënë të premten se trupat e reja pritet që disa aktivitete të nisin këtë vit, derisa trupat ushtarake me familjet e tyre duhet të vendosen në jug të Gjermanisë deri në shtator të vitit 2020.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell, ka thënë se ata do të rrisin numrin e trupave, pavarësisht se tani janë 33,000 të tillë në Gjermani për të treguar se SHBA-ja është “e vendosur në fuqizimin e aleancës transatlantike dhe premtimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të rritur kapacitetet amerikane të mbrojtjes nënkupton aleancë më të fuqishme sot”.

Në kuadër të këtyre njësiteve përfshihen një brigadë e artilerisë, dhe dy sisteme të raketave në Grafenwoehr, një batalion i mbrojtjes raketore me rreze të shkurtër në Ansbach dhe disa sisteme tjera në Hohenfels dhe Baumholder.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç vizitës në Liqenin e Ujmanit, Vuçiqit i është ndaluar…