USHTRIA FOSHNJË, E PASOFISTIKUAR DHE NJË PRESIDENT ATLANTICIST

10 janar 2021 | 14:46

Shkruan: Ismail Syla

Autorët e librit Roger Boyes & Suzy ]agger “New State Modern Statesman”, para një publiku të rëndësishëm promovuan librin e sapo dalë nga shtypi nga shtëpia botuese “Biteback Publishing”.

Në promovim morën pjesë figura të shquara politike dhe ushtarake britanike. Lordi George Robertson, sekretar gjeneral i NATO-s më 1999, në kët promovim mes tjerash tha:

“Jemi në mars 2018. Dhe unë i kam ende të freskëta kujtimet e marsit 1999, pra jemi sot këtu 19 vjet më pas. Më kujtohet kur në kohën kur filloi fushata ajrore isha i ulur në bunkerin thellë nën Ministrinë e Mbrojtjes në atë mëngjes, kur kuptuam se po bëheshim gati për një sulm ushtarak ndaj një shteti të pavarur sovran, pa përfitimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Dhe në këtë drejtim, ne në shumë mënyra po e bënim historinë. Shtatëdhjetë e tetë ditë më vonë ne kishim përmbushur tre objektiva që i kishim parashtruar në fillim të fushatës ajrore, objektiva këto që u thithën në një frazë e cila bëri që të përfshihesha në një libër të citimeve politike “Serbët jashtë, NATO brenda, refugjatët në shtëpi”. 78 ditë, ditë interesante. Dhe nuk mendoj se ndonjëri prej nesh mendonim atë ditë se lideri i asaj që ai vetë e përshkroi si një “ushtri foshnjë, e pa sofistikuar” do të bëhej presidenti i një shteti të pavarur të Kosovës. Prandaj, shpreh kënaqësinë që jam këtu sot me Hashim Thaçin për të shënuar këtë moment shumë të rëndësishëm. Ky libër paraqet në mënyrë të drejtë historinë e një individi dhe historinë e një lufte. Por, para se gjithash, historia është e gjatë, e ndërlikuar dhe e thellë. Nuk është një rrëfim i thjeshtë, siç nuk do të jetë as e ardhmja e saj. Por, siç kanë thënë shumë njerëz në pjesë të ndryshme të botës, ju mund ta respektoni historinë tuaj edhe pa e jetuar atë. Presidenti i ri i Kosovës do të vazhdojë të mbetet i përkushtuar për të ardhmen e shtetit të tij dhe të njerëzve që jetojnë, pavarësisht përkatësisë së tyre, etnike apo çfarëdo qoftë.”

Në fjalën e tij me këtë rast njëri nga autorët e librit Roger Boyes foli për profilin oksidental dhe kultivimin e vlerave perëndimore, vlerave atlantike në Kosovë dhe ikjen prej egërsisë ballkanike në rajon, si filozofi politike e Presidentit Thaçi:

“Në Kosovë ne kemi një president atlanticist, një njeri i cili është absolutisht i vendosur që ta shtyjë Kosovën drejt një grupi vlerash perëndimore … Kosova ka edhe një rrugë të gjatë për të bërë dhe mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë. Mendoj se Kosova ka gjetur njeriun me durim strategjik për ta përmbyllur rrugëtimin. Ideja e vjetër se Ballkani është i huaj dhe ballkanasit të egër, i takon tashmë të së kaluarës pjesërisht për shkak të atlantizmit të Kosovës, përpjekjeve të saj për t’i dhënë fund konflikteve të vjetra.”

Londër, 13 mars 2018-

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende nuk ka filluar ndarja e 300 eurove për tre…