Ushtria izraelite publikon pamjet: Shkatërruam 70 pozicione të Hezbollahut në një minutë
16 prill 2026
| 12:26
Ushtria e Izraelit (IDF) ka njoftuar se ka shkatërruar 70 pozicione të Hezbollahut në zonën Bint Jbeil të Libanit jugor, pas një bastisjeje nga forcat komando dje.
Trupat e njësisë komando Egoz kanë bastisur “Casbah”-un e Aynata-s, ose lagjen e fortifikuar, ngjitur me Bint Jbeil, të cilën IDF-ja e ka përshkruar si një “kompleks luftimi” të Hezbollahut.
Trupat kanë gjetur armë të shumta, duke përfshirë RPG-të, pushkë, granata, raketa anti-ajrore dhe pajisje të tjera.
Ndërkohë, trupat e njësisë komando Maglan kanë vrarë “shumë” operativë të Hezbollahut në zonë, ka theksuar IDF-ja.
“Pasi përfunduan kërkimet, forcat shkatërruan afërsisht 70 infrastruktura terroriste brenda vetëm një minute”, ka njoftuar IDF-ja.



