Ushtria nigeriane shpëton mbi një mijë persona nga Boko Harami

27 shkurt 2018 | 14:11

Ushtria nigeriane thotë se ka shpëtuar mbi 1 100 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët po mbaheshin peng nga ekstremistët e Boko Haramit, në pjesë të ndryshme të rajonit të Liqenit Çad, që gjendet afër Kamerunit.

Ky njoftim vjen një javë pasi Boko Harami ka rrëmbyer 110 vajza nga një shkollë në shtetin Yobe. Përgjatë viteve, ekstremistët kanë rrëmbyer mijëra njerëz.

Zëdhënësi i operacionit, koloneli, Onyema Nwachuk, ka thënë se ushtarët kanë vrarë të paktën 35 luftëtarë të Boko Haramit gjatë operacionit.

Ai ka thënë se gjatë këtij operacioni, janë konfiskuar një numër i madh i armëve. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka raportuar…