Ushtria ruse ‘hedh në erë qendrën televizive’ në Kherson

11 nëntor 2022 | 08:21

Mediat lokale ukrainase po raportojnë për kaos në Kherson pas njoftimit të Rusisë se do të tërhiqet nga qyteti.

Forcat ruse akuzohen se hodhën në erë një pjesë të një qendre të transmetimit televiziv, si dhe për dëmtimin e infrastrukturës së ngrohjes dhe energjisë elektrike.

“Sot, gjatë ditës, trupat ruse hodhën në erë qendrën e transmetimit të televizionit Kherson”, tha faqja e internetit IMI, një nga dy mediat që raportojnë zhvillimin.

“Sipas kontakteve tona kulla [televizive] mbeti e paprekur”.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, tha se forcat ruse po shkatërronin gjithashtu infrastrukturën e komunikimit.

“Federata Ruse po plaçkit muzetë tanë në territoret e pushtuara përkohësisht, duke hequr ruterat Wi-Fi nga shtëpitë dhe duke abuzuar fizikisht me njerëzit tanë. Është prapambetje e pashpresë civilizuese”, shkroi ajo në Telegram.

Ndërkohë, guvernatori i emëruar nga Ukraina i rajonit Kherson, Yaroslav Yanushevych, tha se trupat ruse “kishin marrë pajisje publike, kishin dëmtuar linjat e energjisë dhe donin të linin një kurth pas tyre”.

Forcat ukrainase nuk kanë ende akses në qytet dhe kanë hasur në vështirësi për të rënë në kontakt me civilët atje sot,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arkeologët italianë kanë zbuluar 24 statuja bronzi të ruajtura në…