Ushtria ruse rrëmben kryetarin e qytetit Kherson

28 qershor 2022 | 18:19

Forcat ruse kanë rrëmbyer kryetarin e Khersonit, Ihor Kolykhaiev, e më pas kanë kryer bastisje në zyrat e tij, pretendon këshilltarja e tij Halyna Liashevska.

Në kumtesën e ueb-faqes së komunës së Khersonit, thuhet se pjesëtarët e ushtrisë ruse kanë kidnapuar kryetarin e Khersonit, Ihor Kolykhaiev.

Deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tij, thuhet ndër tjera në kumtesë, kurse këshilltarja e kryetarit rrëmbimin e ka konfirmuar për Kiev Independent dhe Pravda ukrainase.

Kherson është qyteti kryesor i rajonit që mban të njëjtin emër, dhe para luftës numëronte 300 mijë banorë.

Forcat ruset këtë qytet e kanë okupuar në mars, dhe prej atëherë nuk janë ndalur duke e bombarduar dhe shkatërruar pronat e civilëve ukrainas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi themelues i shkollës "New York School of Science in…