Ushtria siriane sulmon autokolonën e ushtrisë turke

19 gusht 2019 | 15:00

Forcat ajrore siriane sot kanë bombarduar autokolonën ushtarake turke në Idlib.

Bombardimet i morën jetën 3 personave dhe plagosën 12 të tjerë. Ngjarja ka rikthyer sërish tensionet mes qeverisë turke dhe regjimit sirian të Bashar al Asadit. Ankaraja dënoi ashpër sulmin dhe tha se të vrarët dhe të plagosurit janë civilë.

Ndërsa për qeverinë e Damaskut, viktimat janë rebelë që shoqëronin autokolonën turke me tanke që ishte drejtuar drejt Kan Sheikunit.

Në atë zonë, forcat qeveritare siriane luftojnë me rebelët e moderuar, të mbështetur nga ushtria turke që ndodhet në Siri për të luftuar militantët kurdë.

Sulmi pritet të prekë pozicionin e Moskës për çështjen e Sirisë. Në aleancë me Rusinë është edhe presidenti sirian Bashar al Asad, edhe ai turk Recep Tayyip Erdogan. Mbetet për t’u parë se anën e kujt do të mbajë Putin në këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në…