Ushtria ukrainase rrëzon një raketë të shkrepur nga aeroplani bjellorus në drejtim të Kievit

27 shkurt 2022 | 08:44

Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka rrëzuar një raketë ruse që u shkrep në drejtim të Kievit nga fluturakja bjelloruse Tu-22.

“Forcat ajrore të Ukrainës pak minuta më parë kanë rrëzuar një raketë të lansuar në drejtim të kryeqytetit të Ukrainë,s nga aeroplani bjellorus TU-22”, ka njoftuar komandanti i ushtrisë ukrainase, Valerii Zalunzhnyi, transmeton Telegrafi.

“Është një krim tjetër i luftës i kryer nga Rusia”, shtoi ai.

Zalunzhnyi nuk ka dhënë detaje të tjera se çfarë armë janë përdorur për ta rrëzuar raketën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një fjalim të shkurtër…