USKANA PSEUDONIMI I USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

19 nëntor 2021 | 22:42

Ismet Sylejmani

Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duhet të jetë krenarë e të mburret përgjithmonë, sepse bijtë e tij, jo vetëm luftuan dhe derdhën gjak, por e bënë zot të fateve të veta, në atë Republikë ish-Jugosllave, e cila jo vetem ishte shtypese e shfrytëzuese e shqiptarëve, por ishte shembulli më i mirë i laboratorit antishqiptarë ne federatën titiste!

Dalja në podiumin e skenës së historisë kombetare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ngjarja më e madhe e cila jo vetëm ngjalli shpresën për çlirim, por u bë dalëzotsja dhe çlirimtarja e Kosovës nga Serbia pushtuese!

UÇK kishte brenda sajë histori të luftërave të mëdha, kishte gjak të derdhur lum për liri, beteja të medha e titanike çlirimtare, vuajtje e tortura të pafund të shqiptarëve nëpër vite që nga Lidhja Shqiptare e Prizerenit e deri në 17 Nentor 1994, kur doli mbi qiellin dhe tokën shqiptare!

Ushtria Çlirimtare e Kosovës- USKANA!

Është nder i madh dhe fitore historike kur USKANA arrin të triumfojë e të bëhet pseudonimi i vetëm i të famshmes UÇK!

Pseudonimi i UÇK-së mund të ishte Kruja e Prizereni, Tirana e Prishtina, Shkupi e Prizereni, Vlora e Shkodra, por edhe emra qytetesh shqiptare të pafund!

Por jo emri i qytetit shqiptar qe u bë pseudonim i UÇK-së është USKANA!

Të gjithë ata që e njohin aktivitetin dhe veprimtarinë e etërve themelues të UÇK-së, ju mbetet që në të ardhmen ta dëshmojnë se si erdhi momenti dhe cilat ishin arsyet për vendosjen e pseudonimit USKANA të UÇK-së!

UÇK duhet të jetë krenare që për emër të fshehtë të sajë e kishte USKANA!

Mbretëreshë me kurorë ishte UÇK-ja!
Kurora e UÇK-së me pseudonimin e sajë ishte Uskana!

Në mesin e etërve themelues të UÇK-së, dy prej tyre ishin nga Uskana, Daja dhe Abazi!

Roli i Abaz Gjukës, historia dëshmon se ishte vendimtar dhe i padiskutueshëm, kjo edhe pse emri USKANA ishte edhe emri i vajzës së Tij!

Prishtinë, 19 Nëntor 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bujar Berisha, ish-anëtarë i bendit ‘TROJA’, është anëtarësuar në Lëvizjen…