Usyk: Unë jam fitues, nuk jam gjyqtar

22 dhjetor 2024 | 09:50

Boksieri Tyson Fury u largua nga ringu pa bërë asnjë koment, dukshëm i befasuar nga vendimi i gjyqtarëve. Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Usyk me rezultatin 116-112, që mbron titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Ky rezultat do të thotë 4 raunde diferencë në favor të ukrainasit në një duel (zhvilluar në Riad) që dukej tepër i ekuilibruar.

Madje edhe vetë fansat mbetën të habitur, por jo Usyk, kampion bote në peshën e rëndë.

“Unë fitova, unë nuk jam gjyqtar. Jam stërvitur mirë. Më ka ndihmuar gruaja dhe fëmijët. Kjo është një ditë e lumtur për mua. Një duel i madh, një rival i madh, 24 raunde të mirë për mua”, tha Usyk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës.. (AAK), Lahi Brahimaj…