Uta Ibrahimi do ta vendosë flamurin e Kosovës në Himalaje

15 mars 2019 | 16:39

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim alpinisten Uta Ibrahimi.

Fillimisht ministri e përgëzoi alpinisten për sukseset e treguara deri më tani dhe gjatë këtij takimi ia dhuroi asaj flamurin e Republikës së Kosovës për ta vendosur në majat e Everestit gjatë këtij sezoni. Në kuadër të mbështetjeve të shumta të cilat MKRS-ja ofron për sportistët, ministri Gashi i ofroi mbështetje financiare në vlerë prej 8 mijë euro alpinistes Uta Ibrahimi për ekspeditën e radhës të cilën do ta filloj në fund të muajit prill 2019.

Bëhet fjalë për ekspeditën në Himalaje në Nepal, në ngjitjen e radhës në majën Lhotse Jug 8516m (Lhotse South) e cila do të përcillet nga ekipi i National Geographic, ku do të bëhet edhe dokumentar për këtë ngjitje. Uta është pjesë e ekipit të ngjitëseve nga e gjithë bota, Koreja, Kina, Spanja, Kolumbia, Nepali dhe Kosova.

“Po mbështesim në vazhdimësi sportistët të cilët kanë nevojë që të përkrahen për zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport dhe akteve tjera nënligjore të përcaktuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Duke pasur parasysh imazhin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, iniciativa e projekte të këtilla janë të mirëseardhura”, ka thënë ministri Gashi. Ndërsa Alpinistja Uta Ibrahimi u shpreh e kënaqur me mbështetjen financiare dhe falënderoi ministrin Kujtim Gashi për mbështetjen e vazhdueshme që po iu jep sportistëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata joqeveritare Network of Peace Movement (NOPM), bashkë me koordinatoren…