Vajza e Hamëz Jasharit ua dhuron kongresistëve amerikanë librin për gjenocidin serb në Kosovë

12 maj 2022 | 16:07

Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari, e mbijetuara e vetme e ofensivës serbe në Prekaz të Skenderajt, ka dhënë detaje për vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me përfaqësues të Kongresit Amerikan.

Ajo përveç takimit që pati me kongresistin Colin Allred, ka bërë me dije se kongresistëve të tjerë ua ka dhuruar librin “NEVER FORGET! – The Serbian Genocide on Albanians 1844-1999″, të autorëve prof.dr. Nusret Pllana dhe msc. Agim Aliçkaj.

“Për krimet serbe në shekullin e kaluar – ne nuk do të heshtim, që kjo histori kurrë mos të përsëritet. Shfrytëzova mundësinë që kongresistëve të ju dhuroj librin ‘NEVER FORGET! – The Serbian Genocide on Albanians 1844-1999’ të autorëve prof.dr. Nusret Pllana dhe msc. Agim Aliçkaj”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Besarta Hamëz Jasharit:

Në kuadër të vizitës time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot kisha kënaqësinë të vizitoj Kongresin Amerikan.

E nderuar, takova kongresmenë që e njihnin Kosovën dhe në mënyrë aktive kontribojnë për Kosovën. Së bashku me Vasfijen, Verën dhe Kadiren mes tjerash takuam kongresmenin Collin Allred, i cili përpos vlerësimit të lartë për punën e grave në Kosovë – premtoj që do të angazhohet për sigurimin e një rezolute i cili do të mundësoj hetimin e krimeve dhe dhunës seksuale të kryera nga forcat serbe mbi civilët në Kosovë.

Për krimet serbe në shekullin e kaluar – ne nuk do të heshtim, që kjo histori kurrë mos të përsëritet.

Shfrytëzova mundësinë që kongresistëve të ju dhuroj librin “NEVER FORGET! – The Serbian Genocide on Albanians 1844-1999” të autorëve prof.dr. Nusret Pllana dhe msc.Agim Aliçkaj.

Krahas kësaj, asnjëherë nuk do të reshtim së kujtuari heroizmin dhe lavdinë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – si frymëzim për atdhedashurinë.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe ShBA-të

E juaja,

Besarta Hamëz Jashari

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me famë botërore, Adele, ka konfirmuar lidhjen e saj…