Adele me të dashurin e saj blejnë rezidencën në vlerë prej 58 milionë dollarë

12 maj 2022 | 16:03

Këngëtarja me famë botërore, Adele, ka konfirmuar lidhjen e saj të re me Rich Paul. Pas një viti së bashku, ajo postoi në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit.

34-vjeçarja ndau disa fotografi të mërkurën në “Instagram”, ku në njërën prej tyre mbanin çelësat e shtëpisë së tyre të re.

Në janar të këtij viti u tha se artistja e famshme po shikonte një rezidencë prej 58 milionë dollarë të Sylvester Stallone në Beverly Hills. Tashmë kjo mega banesë është foleja e re e dashurisë për këngëtaren dhe të dashurin e saj.

Adele zotëronte tre shtëpi në një lagje të mbushur me yje të Beverly Hills dhe tani shtoi edhe një tjetër në listën e saj. Rezidenca prej 18.587 metra katrorë është projektuar nga Richard Landry dhe ka tetë dhoma gjumi e 12 banja.

“Daily Mail” shkruan se Stallone kishte punuar shumë që të shiste banesën që e bleu në vitet ’90.  Fillimisht ai e nxori në treg me çmimin  prej 110 milionë dollarë, por nuk kishte asnjë blerës. Në maj e uli çmimin në 85 milionë dollarë.

Ikona 75-vjeçare e Hollywood-it, që tani është shpërngulur së bashku me familjen në Florida, në tetor e uli sërish çmimin në 80 milionë dollarë.

Këngëtarja e famshme zbulon të dashurin e ri, ja rezidenca prejKëngëtarja e famshme zbulon të dashurin e ri, ja rezidenca prejKëngëtarja e famshme zbulon të dashurin e ri, ja rezidenca prejKëngëtarja e famshme zbulon të dashurin e ri, ja rezidenca prejKëngëtarja e famshme zbulon të dashurin e ri, ja rezidenca prejKëngëtarja e famshme zbulon të dashurin e ri, ja rezidenca prejKëngëtarja e famshme zbulon të dashurin e ri, ja rezidenca prej

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka qenë në dijeni edhe më herët…