Vajza e rreshterit të vrarë në veri me fjalim emocionues: Babai im është flijuar për lirinë e vendit

25 shtator 2023 | 13:28

Vajza e policit të vrarë në veri: Babai im është flijuar për lirinë e vendit

Vajza e rreshterit të vrarë, Afrim Bunjakut, Arbenita, ka thënë se babai i saj është flijuar për lirinë e vendit.

Me një fjalimin në mbledhjen komemorative kushtuar babait të saj, ajo ka emocionuar të pranishmit, duke thënë se “mbeta jetim para kohe, si të jetojë pa ty?”.

Pavarësisht kësaj, Arbenita është shprehur krenare për veprën e babait të saj.

“Heroi im, babai im. Sa vështirë e kam të shkruaj për ty. Para kohe mbeta jetim. Kurrë se kam besuar. Ikja jote na la një plagë. Si të jetoj unë pa ty? Hyra brenda në shtëpi dhe nuk të pashë”.

“… por si të jetojmë pa ty. Babi ti ishe një njeri i dashur, ku e flijove vetën për liri, për këtë vend që ne dhe Kosova të gjithë të jemi krenar për ty me heroizmin tënd”,  ka thënë ajo.

Polici i vrarë pas vetes ka lënë përveç vajzës edhe dy djemtë dhe gruan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rada Trajkoviq, kryetare e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve…