“Vajza qeshte kur hapën gropën ku ishte babai”, flet psikologia

27 shkurt 2024 | 08:43

Vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në fshatin Shënavlash të Durrësit është e mbushur plot mister, pasi fëmijët e familjes Meta kanë dhënë dëshmi kontradiktore në Polici, gjë që po pengon zbardhjen e këtij rasti.

Në fillim e mori përsipër vajza, pastaj djali i madh Hyseni dhe ditën e djeshme i pyetur në gjykatë ai e mohoi fajin dhe vrasjen e mori përsëri përsipër vajza.

Deri më tani të gjitha provat rëndojnë mbi fëmijët dhe nuk ka fakte të vërtetuara që kryefamiljari ka ushtruar dhunë sistematike ndaj tyre, ndonëse e gjithë familja e pretendon këtë gjë.

Edlira Dyrmishi, psikologe tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ngjarja  e ndodhur është shumë  e rëndë nisur nga  fakti  se të tre fëmijët kanë qenë në një mendje për të vrarë shtyllën e shtëpisë që është babai dhe nuk kanë shfaqur asnjë pendesë.

Ajo iu referua raportimeve se vajza 19-vjeçare, Hygerta e cila ka marrë përsipër vrasjen, kur  është çuar nga policia në vendngjarje për të hapur gropën ku kishte varrosur të atin, qeshte.

Sipas saj, fëmijët e kësaj familjeje mund të kenë çrregullime të thella psiqike, ndoshta si rezultat i një jete nën presion me një  baba autoritar të cilit  nuk ja kanë kthyer kurrë fjalën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për një miliarder si Bill Gates, që ka gjithçka në…