Ky është 82-vjeçari që i dha fund jetës duke u vetvarur në Prishtinë

14 prill 2026 | 23:16

Një ngjarje tragjike tronditi sot Prishtinën, pasi një 82-vjeçar i dha fund jetës së tij, duke u vetvarur me litar, në rrugën “Rrahman Dini”, shkruan Sinjali.

Sinjali merr vesh se viktima është Demir Haxholli, i cili është gjetur i varur në një pemë, ku në vendin e ngjarjes është vërejtur një litar dhe një shkallë.

Sipas dëshmisë së parë, ai është parë në atë gjendje nga një familjare, e cila më pas ka njoftuar edhe vajzën e viktimës. Të njëjtat kanë ndërhyrë duke e këputur litarin dhe duke e zbritur trupin në tokë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Stacionit “Veriu”, hetuesit dhe forenzika, e më pas edhe njësitet e hetimeve rajonale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Trupi i pajetë është tërhequr nga IML për procedurat e mëtejshme. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti, ka bërë një tjetër kërkesë për të zhvilluar…