Vaksinohet Princi William kundër COVID-19

20 maj 2021 | 11:20

Princi William ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, në një qendër vaksinimi në Londër.

Duka i Kembrixhit shkroi në Twitter këtë mëngjes:

“Të martën unë mora dozën time të parë të vaksinës Covid-19. Për të gjithë ata që punojnë në kujdesin shëndetësor, faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni.”
38-vjeçari nuk dha detaje se cilën vaksinë mori por sipas rregullave në fuqi, ai do të marrë Pfizer/ BioNTech ose Oxford-AstraZeneca.

William është anëtari i fundit i Familjes Mbretërore që bëri publik vendimin e tyre për të bërë vaksinën dhe ai ndjek gjurmët e Mbretëreshës dhe Princit Çarls.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti vazhdon të mendojë se letërkëmbimin i vitit…