Vala Tv: Për një javë 150 mijë shkarkime, 90.000 përdorues

19 prill 2019 | 13:54

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka dhënë shifra të larta të shkarkimit të platformës më të re televizive, Vala Tv.

Ai ka shkruar në rrjetin social se “vetëm për 7 ditë, VALA TV arrin 150 mijë shkarkime, ndërsa përdorues aktiv në këto momente janë rreth 90 mijë përdorues”.

Postimi i plotë i drejtorit të Telekomit në facebook:

“Jam i entuziazmuar me interesimin e madh të konsumatorëve tanë për të shkarkuar dhe përdorur platformën më të re televizive, VALA TV. Vetëm për 7 ditë, VALA TV arrin 150 mijë shkarkime, ndërsa përdorues aktiv në këto momente janë rreth 90 mijë përdorues. Shifrat flasin vet!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë vite pas arritjes së marrëveshjes së parë për normalizimin…