Valbon Krasniqi: Vaksina kundër Covidit është e sigurt

30 mars 2021 | 10:58

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) ka nisur vaksinimi i personelit shëndetësorë.

Me këtë rast, drejtori i Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, ka thënë para medieve se sot është ditë e mbarë për Kosovën pasi vendi po i bashkëngjitet shteteve të tjera në luftën kundër Covid-19.

Në këtë kontekst, Krasniqi ka thënë se vaksina “AstraZenca” është e sigurt.

“Deri më tani, bota ka pasur në përdorim vetëm metoda parandaluese ato që edhe ne i kemi përmendur dhe tani përmes vaksinimit po synohet që t’i jepet fund pandemisë. Unë kam një mesazh të qartë që virusi është ende prezent. Vaksina është e sigurt dhe çdo qytetarë duhet të ndihet i sigurt për ta marrë këtë vaksinë”, ka thënë Krasniqi, duke kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat kundër Covidit.

“Ju lutem respektoni masat. Jemi në një fazë të rëndë me virusin, sot kemi mbi 900 pacientë që janë të shtrirë. Duhet patjetër të respektohen masat”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tha se edhe pse punëtorët shëndetësorë janë lodhur, ata nuk e kanë ndërmend të dorëzohen.

“Është e vërtetë që punëtorët shëndetësor janë të lodhur por nuk do të dorëzohen asnjëherë. Nuk dorëzohemi para këtij virusi megjithatë lusim qytetarët që të na ndihmojnë sado pak në respektimin e masave në mënyrë që t’ua bëjmë më të lehtë punën e punëtorëve shëndetësorë”, është shprehur Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e…