Valdete Idrizi emërohet drejtoreshë e Kulturës në Mitrovicë
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka emëruar Valdete Idrizin, drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport në komunën e Mitrovicës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet zonja Idrizi në llogarinë e saj në “Facebook”, përcellë “Epoka e re”.
“Përveç që ështė përgjegjësi, për mua është edhe nderë dhe kënaqësi që të jem në ekip të kryetarit Bedri Hamza, bashkë me kolegët dhe koleget tjera të kabinetit”, ka shkruar Idrizi.
Postimi i plotë i saj:
Miq,
Viti i ri për mua do të filloj me me një përgjegjësi të re. Unë do të jem pjesë e qeverisjes së ardhshme komunale në Mitrovicë. Do ta udhëheqë Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport në komunën e Mitrovicës.
Përveç që ështė përgjegjësi, për mua eshte edhe nderë dhe kënaqësi që të jem në ekip të kryetarit Bedri Hamza, bashkë me kolegët dhe koleget tjera të kabinetit.
Jam e vetëdijshme që na pret shumë punë, por me vullnet, përkushtim e bashkëpunim arrihen të gjitha. Ndryshe nuk bën. Bashkë, në katër vitet e ardhshme do të realizojmë programin qeverisës të cilin e kemi paraqitur pranë jush. Bashkë për qytetin tonë, qytetin e rinisë, qytetin e kulturës dhe të kampionëve.
Falemnderit kryetarit Bedri Hamza për besimin, falemnderit të gjithëve për përkrahjen. E mirëpres bashkëpunimin me secilin prej jush.
Na priftë e mbara!
Me shumë respekt e dashuri ju uroj festat e fundvitit!



