Sali Bislimi uron Krishtlindjet: Festat tona le të jenë çaste reflektimi

24 dhjetor 2021 | 20:43

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, u ka uruar besimtarëve, miqëve dhe popullit shqiptar, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2022!

“Si asnjëherë më parë, besimtarët dhe qytetarët e Kosovës, po kalojnë një vit të rëndë, të goditur nga pandemia e Covid-19, kriza sociale, terri dhe mungesa e rrymës, qeverisja jodinjitoze dhe me shumë probleme sociale dhe ekonomike”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se “festat tona le të jenë çaste reflektimi, qetësie, uniteti, solidariteti, paqe dhe mirëkuptimi dhe kujdesi pa harruar rregullat e pandemisë”.

Bislimi ka bërë thirrje që ta ruajmë dhe ta duam njëri-tjetrin, miqtë dhe partnerët tanë Perëndimor, dinjitetin njerëzor e qytetar!
“Zoti e Bekoftë Kosovën e vlerave Euroatlantike!”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka nënshkruar memorandum…