Valentina Lekiqi boton dy libra për fëmijë

30 prill 2023 | 08:46

Nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Koliqi” kanë dalë nga shtypi dy libra të autores Valentina Lekiqi, me titullin e përbashkët “Libri i shokëve të mi”. Si njëri ashtu dhe tjetri janë libra për shokët dhe shoqet.

Autorja kujdes të veçantë në përmbajtjen e këtij libri i ka kushtuar pjesës së afirmimeve, të cilat, sipas psikologëve dhe motivuesve, zhvillojnë aftësinë e nxënësve kur ata ndihen të aftë të realizojnë një punë që dëshirojnë.

Libri është një album i paplotësuar, një udhëzues për punën, jetën dhe veprimet.

Është i dedikuar veçanërisht për nxënësit e shkollës fillore.

Libri nga e marta do të shpërndahet në libraritë e Prishtinës, kurse nga java e ardhshme edhe në libraritë e Kosovës e të Shqipërisë.

 

Shënime për autoren

Valentina Lekiqi lindi më 1986 në Damanek të Drenasit. Shkollën fillore e kreu në Krajkovë, të mesmen në Drenas. I vijoi studimet në Fakultetin e Biologjisë në Prishtinë. Jeton në Zvicër dhe punon asistente në shtëpinë e të moshuarve. Merret me meditim dhe zhvillim personal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë 24 vjet që nga rënia heroike e komandantit…