Valmire Sylejmani fiton çmimin e dytë në ‘Takimet e Poeteshave Shqiptare’

11 tetor 2021 | 23:41

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, në Vushtrri është mbajtur festivali ‘Takimet e Poeteshave Shqiptare’.

Ky festival tradicionalisht mbahet çdo vit në Vushtrri.

Në këtë edicion të këtij festivali, Valmire Sylejmani është nderuar me çmimin e dytë.

Sylejmani ka thënë se këtë çmim ia dedikon vajzës së saj, Kanitës, pasi 11 tetor konsiderohet Dita Ndërkombëtare e Vajzave.

Kjo është poezia që fitoi çmimin e dytë:

Epitaf

Një degë që kërruset
Ca gjethe që bien
Me ngjyra vjeshte

Një urë në formë harku
Që bartë kohën
Nga njëra në tjetrën anë

Pak dashuri
Nuk ia hedh dot iluzionit
Loti mbetet aty
Për ta përmbyllur ëndrrën

Ca fotografi
Shëtisin andej këndej
Në një rrugë zigzage

Askush s’i mban mend hapat
Të gjithëve ju kujtohen dhimbjet

Ca kujtime
Në ekspozitën e murit
Në qafë
Një gur dhe një epitaf

Valmire Sylejmani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili po e vazhdon…