Van Dijk: Kloppi ishte arsyeja pse erdha në Liverpool

05 korrik 2020 | 13:32

Qendërmbrojtësi holandez, Virgil van Dijk konsiderohet si mbrojtësi më i mirë në Premierligë. Ai kaloi te Liverpool nga Southampton pwr shkak se trajner ishte Jurgen Klopp.

“Kam pasur mundësinë të kaloj te Chelsea dhe Manchester City. Kur krahason klubet, sheh historinë, qytetin, skuadrën aktuale, planet për të ardhmen e afërt, por më me rëndësi, trajnerit – dhe Jurgen Klopp është një arsye e rëndësishme pse zgjodha Liverpoolin”, ka thënë Van Dijk.

“Klopp ka diçka speciale. A është energjia e tij? Imazhi i përgjithshëm? Ndonjëherë ulem dhe mendojë se çfarë bën ai që ka diçka më shumë se të tjerët”, ishin fjalët e holandezit.

Van Dijk ka kaluar periudhën më të mirë të karrierës së tij me Liverpool, duke fituar Ligën e Kampionëve vitin e kaluar, por edhe Premierligën këtë vit. Holandezi ishte në garë me Lionel Messi për ‘Topin e Artë’, por argjentinasi doli fitues në fund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbnora Fazliu nga Mitrovica në një deklarim për media nga…