Van Dijk: Shaqiri e bëri Liverpoolin më të fuqishëm

12 nëntor 2018 | 17:21

Ylli i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqirin, për paraqitjet e këtij të fundit, duke thënë se ata janë të lumtur që e kanë shqiptarin në skuadër pasi ai ia ka shtuar cilësitë.

Shaqiri e mori vëmendjen e medieve pas ndeshjes mes Liverpoolit dhe Fulhamit, që u zhvillua në “Anfield” dhe përfundoi me rezultat 2-0 për vendësit. Shaqiri e shënoi golin e dytë të ndeshjes me një volej nga brenda zonës së portierit. Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës u transferua në Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës nga Stoke City për 13.5 milionë euro, pasi që ish-klubi i tij ra nga Premierliga në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli.

Ndikimi i Shaqirit në “Anfield” është duke u rritur dalëngadalë. Kur u zëvendësua nga James Milner në minutën e 81-të të ndeshjes së djeshme, të gjithë tifozët u ngrehën në këmbë dhe e duartrokitën atë për shkak të paraqitjes së tij. “Ai është duke luajtur mirë dhe po punon shumë, si e gjitha pjesa tjetër e skuadrës. Kur atij po i ofrohet mundësia për të luajtur, ai po e bën këtë gjë mjaft mirë. Ai arriti të shënojë, por ka qenë shumë i rëndësishëm në të gjitha ndeshjet e fundit dhe kjo është një gjë e mirë për ne”, ka thënë Van Dijk.

“Edhe lojtarët e tjerë janë të mirë në gjuajtje të lira. Por, Shaqiri është një lojtar me cilësi të ndryshme dhe ai është gjithmonë shumë i rrezikshëm me këmbën e tij të majtë. Ai është duke luajtur shumë mirë dhe ne jemi të lumtur që e kemi”, ka deklaruar mbrojtësi holandez.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja për unifikimin doganor në mes të Kosovës dhe Shqipërisë…