Van Gaali tregon pse Liverpooli është favorit për titull  

06 janar 2019 | 15:54

Ish-trajneri i Bayern Munchen dhe Manchester United, Luis Van Gaal ka folur për Liverpoolin dhe Manchester Cityn.

Trajneri holandez e ka favoziaur skuadrën e Jurgen Kloppit në garën për titull, para skuadrës që drejtohet nga Pep Guardiola.

“Liverpooli di të mbrohet më mirë se City. Kloppi e ka transformuar ekipin në një makinë luftarake, si në sulm dhe në mbrojtje, pavarësisht faktit nëse topi zotërohet nga ata, apo jo. Kjo është ajo çfarë i mungon ekipit të Guardiolës. Siti ka ide të mrekullueshme për futbollin dhe në fushën e blertë janë të shkëlqyer, por nuk kanë shpirtin e duhur. Më pëlqen të shoh Sitin duke luajtur, por Klopp e bën Liverpoolin të luajë në një mënyrë absolutisht fantastike”, ka deklaruar Van Gaal.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Flamurtari nuk po qëndron duarkryq në këtë afat kalimtar,…