Van Nistelrooy, synim i PSV-së
22 mars 2022
| 20:59
Ruud van Nistelrooy është kandidati i preferuar i PSV-së për ta marrë pozitën e trajnerit sezonin e ardhshëm, raporton “Eindhovens Dagblad”.
Roger Schmidt do të largohet në fund të sezonit dhe skuadra e Eindhovenit dëshiron që ish-sulmuesi të largohet nga ekipi i të rinjve për ta marrë kontrollin e ekipit të të rriturve.
Van Nistelrooy ka treguar rezultate të mira me lojtarët e akademisë, gjë që e ka bindur PSV-në që ta vë në krye të skuadrës së parë për edicionin e ri.
Klubi do ta respektojë kohën e mbetur të Schmidt në skuadër dhe në fund të sezonit do t’i ndajnë rrugët me të. Sulmuesi legjendar do ta marrë drejtimin më pas të skuadrës dhe do ta sfidojë veten edhe më shumë, sidomos në elitën e futbollit holandez.



