Vanessa Incontrada nudo për “Vanity Fair”

02 tetor 2020 | 11:33

Vanessa Incotrada, aktore dhe prezantuese e njohur në Itali, është zhveshur për Vanity Fair në kuadër të dashurisë ndaj trupit dhe vetes.

“Ka ardhur momenti të thyejmë steriotipet e bukurisë, të pranojmë dhe vlerësojmë një lloj tjetër pamje”, është shprehur ajo në një intervistë të gjatë, ku rrëfen edhe bullizimin që ka përjetuar në rrjetet sociale menjëherë pas lindjes së djalit.

“Dhe në këtë moment nis një betejë që nuk mbaron kurrë, vetëm për të kënaqur shijet e atyre që përmes një kompjuteri apo smartphone të gjykon pa mëshirë”, ka shtuar ajo.

Aktualisht, 42-vjeçarja thotë se është në paqe me veten dhe shpreson që guximi i saj të ndihmojë të gjitha gratë që përballen me të njëjtën situatë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jo vetëm në muzikë, por bukuroshen me origjinë shqiptare Rita…