Varane: Jam  i përqendruar vetëm te Reali

27 prill 2021 | 12:21

Raphael Varane ka hedhur poshtë thashethemet se do t’i bashkohet Chelseat gjatë verës, duke këmbëngulur se është i përqendruar vetëm në Real Madrid.

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka shkruar të dielën se të kaltrit e kanë kaluar Manchester Unitedin në garë për mbrojtësin francez, por Varane këmbëngul se është 100 për qind i përkushtuar ndaj Realit.

“E ardhmja ime është e qartë: përqendrimi i vetëm i imi është në ndeshjet e mbetura të sezonit. Duhet të përqendrohemi në ndeshjet e mbetura. Mesazhi që e kam për tifozët është se unë jam 100 % i përqendruar në ekip”, ka thënë Varane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka zhvilluar një bisedë…