VARGJE PËR PATRIOTIN E LUFTËTARIN E LIRISË, SKËNDER KRASNIQI-PLAKU

31 mars 2022 | 21:01


Agron Krasniqi

Kush ja fali një jetë Atdheut
Kush n’damar pat gjak t’ Skënderbeut
Për trimëri e për unitet
Bacën Skendë kombi e thërret

Kriste pushka edhe topi
E tymi nxinte malin
Skënder Krasniqi-plaku
Luftëtarëve po u ngritë moralin

Ishte i menqur edhe trim
Komandanti nga Llapusha
Hije i pat ditari n’ dorë
Por ma mirë i rrinte pushka

Në çdo fushëbetejë
Në ballë të saj qëndron
Shokëve plagët e lirisë
Me fjalë u’a shëron

E priti Lirinë
Për t’cilën luftoi
Por pa e bërë Shqiperinë Etnike
Zemra e tij pushoi.

Mars 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Të nderuar miq, dëgjues të emisionit 'Më afër'. Pas 11…