Varhelyi rendit katër marrëveshjet e arritura në samitin e sotëm në Tiranë

29 shkurt 2024 | 13:14

Komisionari për zgjerimin i Bashkimit Evropian (BE), Oliver Varhelyi, ka renditur katër marrëveshje, që sipas tij janë arritur sot (e enjte) në samitin BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Ri të Rritjes.

“Mendoj se sot, ne patëm marrëveshje për katër fusha. E para, rishikimi i kostove të transaksioneve. Bankat duhet të aplikojnë të njëjtat rregulla, si në vendet e origjinës. Mendoj se ka pasur dakordësi që kjo gjë do të arrihet sivjet. E dyta, korsitë e gjelbra. Të heqim kohët e pritjes në pikat kufitare. Të rregullojmë procedurat, në mënyrë që të përshpejtohen pritjet në kufi. Duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti. Do të ulë kostot për bizneset. E treta, puna kërkimore shkencore. Të sjellim brezin tjetër të industrive në rajon. Të kemi një qendër, ku këto industri të mund të mbështeten, po flasim për sektorin farmaceutik, digjital etj. Së fundi, rrjeti falas i internetit në hapësirat publike në të gjithë Ballkanin Perëndimor. I kemi fondet për këtë gjë. Duhet t’i pajisim bashkitë me të gjitha mjetet e duhura”, ka thënë Varhelyi në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Më tutje, ai ka treguar edhe planet për vitin e ardhshëm

“Presim që vetë rajoni të na sjellë de. Ku janë pengesat për ekonomitë, për qytetarët. Dhe kjo, përveç 30 miliardë euro, kemi 6 të tjera dhe grante. Këto financime shtesë do të jenë për të gjitha përpjekjet që duhen për të gjitha reformat”, është shprehur Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur kritikave ndaj…