Varhelyi: Shpresë për liberalizimin e vizave për Kosovën në fund të vitit

13 tetor 2022 | 16:25

Komisioni Evropian një ditë më parë, i ka konsideruar të përmbushura të gjitha kriteret që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat për të hyrë në vendet evropiane.

Oliver Varhelyi, komisioneri përgjegjës për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit të BE-së, një ditë më pas, ka thënë në një intervistë për “ABC”, se shpreson që viziat për Kosovën të hiqen deri në fund të këtij viti.

“Nuk ka asgjë që vjen thjesht nga besimi. Besimi ynë vjen vetëm bazuar në punën që është bërë. Nga ana jonë, ne po bëjmë çmos që kjo të kryhet. Shoh gjithashtu një angazhim shumë më të madh nga Qeveria e Kosovës. Dhe besoj, që kjo do të sjellë rezultat në fund të vitit”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është faza e tretë e shpërndarjes së mekanizmave bujqësor…