Varr masiv në Bosnje, gjenden 12 trupa nga koha e luftës

21 qershor 2019 | 17:47

Zyra e Prokurorit në Bosnje ka bërë me dije se mbetjet e 12 njerëzve të vrarë gjatë luftës së viteve 1992-95, janë gjetur në një varr masiv, që është zbuluar së voni pranë Sarajevës.

Në deklaratën e lëshuar të premten është thënë se mostra të ADN-së janë marrë për të përcaktuar identitetin e njerëzve, mbetjet e të cilëve janë gjetur në varrin masiv në malin Igman, rreth dy javë më parë.

Zyra e Prokurorit ka theksuar se në atë kohë se viktimat mund të jenë myslimanë nga fshati Donji Haxhiqi, të cilët figurojnë të zhdukur qysh në verë të vitit 1992.

Gati 7 000 njerëz mbeten ende të pagjetur nga lufta në Bosnje.

Në këtë luftë janë vrarë mbi 100 000 persona, ndërsa të pastrehë kanë mbetur disa milionë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) nëpërmjet një deklarate për medie ka vlerësuar…