Varrosen katër bashkëatdhetarët nga Gjakova që humbën jetën në aksidentin në Kroaci

28 korrik 2021 | 21:21

Pas fatkeqësisë së komunikacionit të 25 korrik ku humbën jetën dhjetë bashkëatdhetarë, gjatë ditës së sotme janë zhvilluar ceremonitë mortore të katër bashkëatdhetarëve nga komuna e Gjakovës.

“Kjo ishte një ditë e rëndë jo vetëm për Gjakovën por për tërë Kosovën, por më së shumti për familjarët e viktimave. Edhe njëherë ju shprehi ngushëllime të gjitha familjeve jo vetëm të komunës së Gjakovës por të të gjithë Kosovës për humbjet. Njëherit ju uroj shërim të shpejtë atyre që po rehabilitohen ende nga aksidenti, në të njejtën kohë lutem që këso raste të mos përsëriten. Ngushëllime familjarëve, miqëve dhe qytetarëve të të gjithë Kosovës”, ka thënë kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një boksier olimpik është përpjekur të përsëriste kafshimin e famshëm…