Vasfije Krasniqi-Goodman: Ne duam drejtësi

16 maj 2019 | 22:23

Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, që kishte folur publikisht për përjetimet e saj, ka reaguar pas publikimit të fotografisë nga deputetja Flora Brovina.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ajo ka theksuar se “më së paku ne na duhet të shohim gjëra të tilla, sepse kjo është njëra nga padrejtësitë që na bëhet neve”.

“Pas krejt kësaj katrahure në lidhje me foton e publikuar sot, pavarësisht se ku ndodhë apo prej kujt ka ndodhur dhuna seksuale është e dënueshme, por si një e mbijetuar unë në emër ‘të gjithave’ ju lutem që të kini kujdes dhe mos të provokohen ndjenjat tona. Sepse më së paku ne na duhet të shohim gjëra të tilla, sepse kjo është njëra nga padrejtësitë që na bëhet neve. Ne duam drejtësi, dhe jo të na përsëritet krimi në çfardo forme”, ka shkruar Vasfije Krasniqi-Goodman.

Ndërkaq në një reagim tjetër në “Twitter”, Vasfije Krasniqi-Goodman ka qenë më e ashpër.

“Mos e përdorni dhimbjen dhe vuajtjet tona për përfitimet tuaja. Ma plasët zemrën”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Anel Rashkaj, është…