Vashat e Kosovës nisin kualifikimet me fitore për Botëror

29 shkurt 2024 | 12:10

Vajzat e hendbollit U-18 e kanë nisur me fitore garën kualifikuese për Kampionatin Botëror “IHF Trophy Intercontinental”, që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Pikërisht mikpritësin, Uzbekistanin, Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur të enjten me rezultat 27:21.

Të premten prej orës 8:00, Kosova luan ndaj Guatemalës. Të shtunën janë gjysmëfinalet, ndërsa të dielën finalja. Kombëtarja e Kosovës synon vendin e parë dhe kualifikimin historik në Botëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli është në kërkim të një zëvendësimi të denjë për…