Vashat e Kosovës sot përballen me ato të Sllovenisë

05 korrik 2019 | 10:59

Kosova U-18 në konkurrencën e femrave, pas përgatitjeve në Prishtinë, sot (e premte) do të garojë në Kampionatin Evropian, Divizioni B. Takimi i parë është ndaj Sllovenisë nga ora 14:15. Ky Evropian do të zhvillohet në Maqedoninë Veriore (5-14 korrik).

Vashat e Kosovës ndodhen në një grup shumë të vështirë, duke marrë parasysh se janë më të reja në moshë se kundërshtaret e tyre, megjithatë, priten paraqitje të mira dhe synim është një fitore në grup. Kosova është në Grupin A, së bashku me Slloveninë, Estoninë, Danimarkën, Norvegjinë dhe Finlandën. Në këtë Evropian marrin pjesë 24 kombëtare, që janë të ndara në katër grupe me gjashtë shtete. Tri kombëtaret e para do të kualifikohen në Divizionin A.

Dy përfaqësueset e para në grupe do të kualifikohen në çerekfinale, vendi i tretë dhe i katërt do të luajnë për pozitat 9-16, kurse vendi i pestë dhe i gjashtë në grupe do të luftojnë për pozitat 17-23.

Grupi A

Të premten takohen:
14:15 Kosova-Sllovenia

Të shtunën takohen:
21:00 Estonia-Kosova

Të dielën takohen:
16:30 Kosova-Danimarka

Të martën takohen:
18:45 Norvegjia-Kosova

Të mërkurën takohen:
14:15 Kosova-Finlanda

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron në…