Vazhdojnë bisedimet Ukrainë-Rusi

15 mars 2022 | 14:50

Bisedimet për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës janë në zhvillim e sipër, ka thënë negociatori ukrainas, Mihailo Podolyak përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”.

Pa dhënë shumë detaje, ai ka përmendur  “armëpushimin” dhe “tërheqjen e trupave” ruse nga territori i Ukrainës – me sa duket si kërkesa të Ukrainës.

Palët kanë zhvilluar dje edhe një rund negociatash, por e kanë ndërprerë për, siç kanë thënë, çështje teknike.

Të dyja delegacionet kanë dhënë shenja për përparim në bisedime, por, deri më tash, nuk ka diçka konkrete.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) vazhdojnë t’ia mbushin mendjen Serbisë…