Vazhdojnë kolonat në Merdarë, gati një orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova

02 janar 2026 | 13:52

Pritje më të gjata në pikat kufitare janë krijuar ditën e sotme.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), pritjet më të gjata janë në Merdarë, që shkojnë në më shumë se një orë.

Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në Jarinjë deri në 40 minuta, kurse në pikat tjera kufitare pritjet janë ato të zakonshme, nga 3 deri në 5 minuta.

QKMK-ja ka bërë me dije se kolona e veturave që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdarë është e gjatë 600 metra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Kristiansociale Gjermane, CSU kërkon ashpërsim të mëtejshëm të politikës…