Vazhdojnë punët për rregullimin e kanalizimit në Karaqevë të Epërme të Kamenicës

08 korrik 2020 | 13:49

Komuna e Kamenicës është duke vazhduar punën në projektet e nisura. Këto ditë është duke u rregulluar kanalizimi në Karaqevë të Epërme.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, ka thënë se ky projekt mbulon një pjesë të madhe të këtij fshati.

“Ditë me diell e plot produktivitet. Rregullimi i kanalizimit në Karaqevë të Epërme drejt finalizimit. Projekt ky që mbulon një pjesë të madhe të këtij fshati. Gradualisht po kujdesemi për infrastrukturën bazike edhe në fshatra”, ka thënë ai, duke shtuar se punët do të vazhdojnë, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të kujdesen për veten.

“Respektoni udhëzimet e organeve kompetente duke mbajtur distancë, duke mbajtur maska dhe duke dezinfektuar duart”, ka thënë Kastrati.

(Q.R / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 15 të…