Vazhdojnë punimet në ndërtimin e stacionit të autobusëve në Podujevë

23 gusht 2023 | 16:06

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka zhvilluar një takim me zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, me të cilin bashkë përcollën punimet e ndërtimit të stacionit të autobusëve në Podujevë.

Sipas Bulliqit, projekti i ndërtimit të stacionit po realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

“Ndërtimi i stacionit po zhvillohet sipas planit dinamik, ku pritet që në vitin 2024 Podujeva të bëhet me stacion të ri të autobusëve. Po ashtu, gjatë takimit kemi biseduar edhe për mundësi të tjera bashkëpunimi për projekte të tjera për Podujevën”, ka thënë Bulliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e zgjedhjes Tuaj në detyrën e Guvernatorit të…