Vazhdojnë punimet në rregullimin e lumit para komunës së Vitisë
                18 nëntor 2018
                |  15:39
            
        Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka inspektuar të dielën punimet që janë duke u zhvilluar brenda qytetit të Vitisë. Fillimisht Haliti ka vizituar punimet në rregullimin e lumit para objektit të komunës së re të Vitisë dhe tek sheshi “Micheline Calmy-Rey”.
Po ashtu, Haliti ka vizituar punimet në vendin e ndarjes së ujit të lumit që vjen prej fshatit Kabash përreth komunës së re, me qëllim të evitimit të vërshimeve në të ardhmen brenda qytetit të Vitisë.
/Epoka e re/
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        