Komuna e Podujevës vazhdon largimin e deponive ilegale të mbeturinave

18 nëntor 2018 | 15:37

Komuna e Podujevës ka njoftuar se është duke vazhduar largimin e deponive ilegale të mbeturinave në territorin e kësaj komune. Kjo komunë ka theksuar se largimi i këtyre deponive është duke u bërë në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

“Komuna e Podujevës, përmes kompanisë së kontraktuar, po vazhdon me largimin e deponive ilegale nga lokalitete të ndryshme. Largimi i deponive ilegale po bëhet në kuadër të aksionit ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, ndërsa sot janë larguar disa deponi ilegale në rrugën ‘Fitorja’ dhe në rrugën ‘Gallapi’”, është thënë në njoftimin e Komunës së Podujevës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim e Komunës së Dragashit,…