Vazhdojnë punimet për zgjerimin e Sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj

10 tetor 2019 | 11:34

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, inxhinierë dhe profesionistë, kanë inspektuar punimet që po bëhen në zgjerimin e Sheshit “Adem Jashari”.

Me këtë rast, Jashari ka theksuar se ky shesh do të bëhet modern. “Punimet në zgjerimin e Sheshit ‘Adem Jashari’ po vazhdojnë sipas planit. Së shpejti ky shesh do të ketë pamje tjetër, do të bëhet më modern, më atraktiv falë investimeve që po bëjmë në qytetin tonë të Skenderajt.

Së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, inxhinierë dhe profesionistë, pamë nga afër punimet që po bëhen për zgjerimin e sheshit”, ka thënë Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Junikut ka bërë me dije se është duke…